
Dikur nuk guxonte t’ia përmendte emrin, por tani që nisi fushata, Rama e përmend në çdo takim Altin Dumanin. Pas arrestimit të Veliajt, nisi një tentativë kërcënuese ndaj SPAK, por pasi e kuptoi se kjo nuk ngjallte besim te qytetarët, Rama e drodhi, tani nuk e përmend më Veliaj, ndërkohë që i dërgon mesazhe në distancë Dumanit se po të mos ishte ai, pra Rama, nuk do të ishte në krye të SPAK.
“Unë jam krenar për shumë gjëra që kemi bërë, por nëse ka një gjë për të cilën unë mendoj që ne sociliastët do të jemi krenar shumë vite më vonë është ajo që po ndodh me drejtësinë. Pikërisht ajo për të cilën të gjithë bufat na tregojnë me gisht ne, ky në burg ai në burg.
E vërteta është që për herë të parë qëkur shqiptarët u bënë me shtet dhe ky flamur u ngrit në Vlorë, ka një shfaqje të duarve të drejtësisë pa prangat e pushtetit politik dhe për herë të parë jo vetëm po flitet, por edhe po shihen përpjekjet për të vendosur barazinë përpara ligjit.
“Altin Dumani nuk lindi këto tre vjet ka qen këtu. Nuk u bë prokuror këto tre vite. Nuk e sollën nga hëna as nga Amerika as nga Europa. Nga Shupenza ku ka lindur, ka bërë shkollën në Shqipëri. Ka hyrë në sistemin e drejtësisë shumë vite më parë”, tha Rama.
Mos vallë Ram po i dërogn emszhe të kodura Dumani apo poe shtazhon?
Lini një Përgjigje