TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 22:52

Nuk ndalet PL, pas Blushit edhe Xhixho me deklarata bombastike: Meta merr 50 mijë vota, koalicioni ynë siguron 20 mandate në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet PL, pas Blushit edhe Xhixho me deklarata bombastike: Meta merr 50

Pas Tedi Blushit që tha se Meta do të jetë kandidati më i votuar në Shqipëri, një deklaratë e fortë ka ardhur dhe nga Erisa Xhixho.

Deputetja e Partisë së Lirisë, njëhersh kandidate e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, deklaroi në studion e Quo Vadis se Ilir Meta do të marrë mbi 50 mijë vota në Tiranë.

Ajo tha se objektivi i opozitës është të kapë 20 mandate në kryeqytet, dhe se po punohet në të gjitha drejtimet për arritjen e objektivave.

Pjesë nga biseda: 

Xhixho: Ne kemi vendosur që për Ilir Metën të shkojnë mbi 50 mijë vota në Tiranë. Presim që të fitomë si koalicion 20 mandate në Tiranë po ashtu. I kemi të gjitha mundësitë.

Borakaj: Sa vota kishit në 2021?

Xhixho: 27 mijë vota.

Borakaj: Pra prisni të tejkaloni votat këtë herë.

 

Lini një Përgjigje