TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2025, 08:06

Luçiano Boçi rrëfen skemën: Si do e rikthejmë Shkodrën djathtas në 11 maj

Shkruar nga Pamfleti
Luçiano Boçi rrëfen skemën: Si do e rikthejmë
Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi dhe Berisha

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi thotë me bindje se në zgjedhjet e 11 majit do të marrin kryeqendrën e veriut.

Sipas Boçit, PD-ja synon të marrë mbi gjashtë mandate në Shkodër.

'Në kushtet e reja, në mënyrën e pritshmërisë, në mënyrën se si jemi paraqitur ne si forcë politike dhe si ka ardhur ajo forcë e dominantes dhe rotacionit politik, kërkesat për ndryshim, na çojnë ne drejt një ndryshimi optimist krahasuar me 2021. Synojmë të marrim sa më shumë mandate, duke kaluar edhe mandatin e gjashtë. Do japim mesazhe të qarta tek qytetarët. Ne mendojmë që ky koalicion të bëjë diferencën dhe ne t’i kthejmë Shkodrës atë pamjen që gjithmonë ka pasur si bastion i së djathtës dhe si lokomotivë e Partisë Demokratike dhe vlerave.', tha Boçi në një intervistë për Vizion Plus.

Ai foli edhe për faktorin LSI në Shkodër, që sipas tij tani nuk ekziston më/

'Vërtet dikush mund të ketë bërë kapërcimin e ylberit, të ketë ndryshuar parti, për shkak të interesave, por kjo nuk do të thotë që merr me vete gjithë vagonat e votave. Aq më tepër që nuk kandidojnë vetë, kanë pjesëtarët e vet, respekt është çdo angazhim i ri politik, por kjo nuk do të thotë që do të ketë pasoja pozitive për Partinë Socialiste. LSI nuk e ka atë forcën sepse dihet që lideri i saj është i burgosur. Partia Demokratike ka qytetarë të devotshëm, emrat e vet, por mbi të gjitha PD hyn me program, me zgjidhje problemesh, ato kërkesa që qytetarët i kanë pasur dhe i kanë. Kjo bën diferencën.', u shpreh ish deputeti.

pd në shkodër boçi 11 maji

Lini një Përgjigje