Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për humbje të kontaktit me realitetin, duke thënë se ai është futur në një “realitet me hardhuca dhe bretkosa” me Lul Bravën.
Berisha u shpreh se Rama ka ndërprerë çdo komunikim me qytetarët dhe nuk po kujdeset për pensionistët, pasi 57% e tyre marrin pensione të pjesshme.
“Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero. Sot paraqita programin më të mirë të jetës sime, krahasuar me atë që servir zhapa, hardhuca.
Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, kudo që të jenë do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm, po merret vesh se njeriu i cili paraqitet nëpër samite me atlete të bardha e të kuqe, herë si sportist, e herë si zhgarravitës është një shpirt keq, diktator që nuk respekton asnjë parim e normë. Ulet me shishe sa 210 pensione në nja vakt, udhëton me avion dy vite 21 mln dollarë.
Pensionet do i rrisim siç kemi premtuar, sdo të ketë nën 200 euro, në fshat apo qytet kudo që të jetë.Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtar por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do ti presin biletën.”
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, për prezantimin e kandidatëve për deputet të 11 Majit.
Kandidatët e opozitës në Shkodër i konsideroi “njerëz kot”, me përjashtim të një zonje.
“Janë ca personazhe që të vjen zor që i kanë vënë atje në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë! Nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashtuar një person që është zonja në Parlament. Të gjithë të tjerët janë qesharakë, s’kanë lidhje fare me çfarë i duhet Shqipërisë. Njerëz kot, pa lidhje!”, tha Rama.
Lini një Përgjigje