
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë mbërritur ditën e sotme në selinë blu për zyrtarizuar përfaqësimin e tyre e kandidatëve të koalicionit opozitar.
Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur dhe Jozefina Topalli, e cila do të konsultojë finalizmin e propozimeve të kandidatëve të Diasporës me Kreun e PD-së Sali Berisha.
Duka dhe Mediu, sipas marrëveshjes kanë marrë nga një vend në listën e sigurtë të listës, ndërkohë që me publikimin e listës përfundimtare, do të shikohet edhe numri i kandidatëve që ata kanë në listat e hapura.
Mediu do të jetë kandidat në listën e sigurtë të Tiranës, ndërsa një emër i zgjedhur nga Agron Duka do të kandidojë në Durrës.
Procesi për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po hyn në një fazë vendimtare në Partinë Demokratike. Aleatët tradicionalë të PD-së pritet të jenë sërish pjesë e garës nën logon e opozitës së bashkuar.
Lini një Përgjigje