TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 09:01

Integrimi në BE, Rama: Vetëm unë e di si bëhet kjo punë, prandaj duroj lloj-lloj kukumjaçkash dhe insektesh 

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Rama: Vetëm unë e di si bëhet kjo
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një komunik në rrjete sociale me ndjekësit, thotë se vetëm ai dhe PS e çojnë Shqipërinë në BE. 

“Këtë raport që kemi vendosur unë dhe PS me BE dhe botën nuk e kemi pasur kurrë. Një raport ‘Sy m’sy’ barazi dhe respekt. Unë e di si bëhet kjo punë dhe si mbyllet ky proces. Askush tjetër nuk e bën dot. Prandaj duroj lloj-lloj kukumjaçkash, salamandrash e insektesh dhe prandaj vazhdoj të jem këtu. Kijuni parasysh mirë këtë gjë”, tha Rama.

Rama ka theksuar se vota se në 11 Maji, sipas tij, vota e shqiptarëve ka një peshë gjeopolitike.

"Më 15 maj një darkë pune me mua dhe liderët e tjerë të rajonit. Më 15 mirëpresim liderët e BE dhe më 16 vijnë këtu liderët e kontinentit me përjashtim të Rusisë. Kjo është Shqipëria e sotshme, ndaj është e rëndësishme që çdo shqiptar të kuptojë se më 11 maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej të majtës e të djathtës, përtej partive, sepse çdo shqiptar duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave me BE dhe për të mos krijuar në sytë e tyre asnjë dyshim se në Shqipëri ka mjegull dhe një shumicë solide. Hera e parë në historinë e këtij procesi kur fjalët përputhen me vullnetin për përfshirjen e Shqipërisë në BE. Vota këtë vit ka një peshë gjeopolitike në një botë që po lëkundet në aspektin e sigurisë. Kur të gjithë po flasin për kërcënime e rreziqe ne na duhet qëndrueshmëri, lideship dhe unitet. Moment ekzistencial për Europën dhe Shqipërinë", u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje