TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 22:27

Shabani: Meta kot lodhet, nuk betohet dot si deputet edhe po e fitoi mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Shabani: Meta kot lodhet, nuk betohet dot si deputet edhe po e fitoi mandatin

Endri Shabani nga Nisma Thurrje ka komentuar vendimin e PL-së që Ilir Meta të kandidojë në listë të hapur të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në Report TV, Shabani tha se edhe nëse Meta nëse do të fitojë si deputet nuk do të ushtrojë dot mandatin pasi është në burg.

“Ilir Meta nuk bëhet dot deputet se është në burg. Pra nuk e ushtron dot funksionin e për pasojë do ta humbasë dhe po ta fitojë. Tani duke qenë se ai nuk e ushtron dot nuk e merr dot mandatin. Nuk betohet dot. Edhe ai e di që nuk e merr dot mandatin”, tha ai.

Shabani e quan antikushtetuese paktin e korrikut mes socialisteve dhe demokratëve për listat.

“Ajo që këta kanë bërë përveç që është antikushtetuese është kundër parimit të demokracisë.  PD dhe PS do fusin në parlament dikë qe se ka votuar kërkush. Pra nëse Flamur Noka merr 0 vota është automatikisht deputet. Do punojë gjithë PD për të marrë 12 deputetë. Duhet ezauruar lista me 12 deputetë, por i shkoi 13 i shkon radha atyre. Ne listën e mbyllur do ta zbrasim para ditës së votave me kandidat që nuk e kanë këtë ambicie. Pra kush merr më pak renditet i pari”, tha Shabani.

Lini një Përgjigje