TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 21:27

Të vjetrit në lista të hapura, gazetari zbulon strategjinë e Ramës: Nuk synon t’i djegë, po i shfrytëzon

Shkruar nga Pamfleti

Të vjetrit në lista të hapura, gazetari zbulon strategjinë e

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, deklaroi sot se të gjithë ata që kanë 1 mandat deputeti, do të hyjnë në listat e hapura të kandidatëve për deputet.

Rama tha se në atë që konsiderohet si lista e sigurtë, do të jenë drejtuesit politikë të qarqeve dhe të rinjtë e të rejat, si dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Gazetari Erl Murati, i ftuar në emisionin “Open”, duke analizuar deklaratat e fundit të Ramës mbi mënyrën se si do të strukturohen listat e Partisë Socialiste, tha se ka një strategji të qartë elektorale: deputetët me mandate të mëparshme do të vendosen në listat e hapura, duke i futur në garë mes njëri-tjetrit për votat e qytetarëve, ndërsa në vendet e sigurta do të përfshihen emra më pak të njohur duke maksimizuar votën e partisë.

“Drejtuesit politikë të PS-së janë të sigurt në listën e tyre, ndërsa gratë janë më të favorizuara për shkak të sistemit të listave të mbyllura. Kryeministri po ndjek një taktikë për të maksimizuar rezultatin e partisë, duke nxjerrë në terren deputetët me mandate të mëparshme dhe duke i vënë në konkurrencë direkte. Nëse Rama dëshiron të ‘djegë’ një figurë të caktuar politike, thjesht nuk e përfshin në listë dhe nuk i jep askujt llogari për këtë", u shpreh Murati.

Lini një Përgjigje