TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2025, 09:47

“Nuk bëjmë avokatin e askujt”, Rama për hetimet e SPAK ndaj PS: Nuk jap llogari pse të tjerët futën duart aty ku s’duhej

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk bëjmë avokatin e askujt”, Rama për hetimet e

Kryeministri Edi Rama është shprehur se hetimet e SPAK që kanë çuar pas hekurave nuk duhet të ulin reputacionin e tij.

Rama theksoi kryeministri apo partia në pushtet nuk japin llogari pse të tjerët futën duart aty ku nuk duhej dhe prekën pasurinë e përbashkët.

Më tej, ai theksoi se rëndësi ka mënyra se si përgjigjesh ndaj këtij fenomeni, teksa shtoi se ka zgjedhur të jetë në krahun e drejtësisë dhe të mos bëjë avokatinë e askujt.

"Hetimet nuk duhet të ulin reputacionin tim, por t’u konfirmojmë të gjithëve se sa i pangopur jam unë për ta parë Shqipërinë lart, për ti parë shqiptarët të jenë si ata që i kemi parë gjithë jetën, nga shumë poshtë lart dhe për të pasur këtu një vend të drejtë. kjo do kohën e vet dhe luftën e vet.

Kjo bëhet vetëm kështu siç po bëjmë ne, nuk ka një vend në botë që të ketë fituar imunitet ndaj tundimeve të x apo y, për të futur dorën aty ku nuk duhet, por ama shpata e ndëshkimit, peshorja në duart drejtësisë janë garantë.

Kryeministri, qeveria, partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri tjetri vajtën dhe futën duart aty ku nuk duhej dhe prekën pasurinë e përbashkët, por përgjigjet për mënyrën se si reagon, për mënyrën se si bashkëjeton në një situatë të tillë. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatin e askujt.

Por kemi nisur një proces të ri, ku do të japim opinionin tonë me zë të lartë për cilësinë, që ajo shpata të mos kthehet në një forcë ndëshkimore abuzive, që gjykata të funksionojë dhe jo të noterizojë çdo gjë që kërkon prokuroria, që prokurorët e gjykatësit të jenë të paanshëm e të drejtë", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje