
Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se fushatat e sotme elektorale ndryshojnë nga të mëparshmet, pasi sipas tij, njerëzit po trajtohen si algoritëm dhe jo si persona me vetëdije.
Ai shprehet se Inteligjenca Artificiale ka favorizuar politikanët për të ndarë grupet te të cilët japin mesazhin që ata dëshirojnë të dëgjojnë.
“Fushatat kanë ndryshuar. Kemi një spostim nga programet elektorale, që bëheshin edhe me ballafaqime televizive mes konkurrentëve, te absolutizimi i përdorimit të rrjeteve sociale. Njerëzit po trajtohen si algoritëm, jo si njerëz me vetëdije. Inteligjenca Artificiale ka favorizuar politikanët për të ndarë grupet te të cilët japin mesazhin që ata dëshirojnë të dëgjojnë. Duke qenë se mashtrimi elektoral është rritur, e vetmja vaksinë është të verifikohen faktet”, tha Malaj për “A2 CNN”.
Arben Malaj tha se partitë nuk dallohen më në programet e tyre politike.
“PD kërkon të gjejë kudo ndonjë votë. Premtimet që bën i ka të pamundura t’i realizojë. Nëse do t’i mbajë, do kalojë në krizë ekonomike. Do të thotë që do të vrasë veten. Ne kemi parë që shkalla e plotësimit të premtimeve është e vogël. Ajo që më shqetëson është që gënjejnë, mjafton t’i marrësh votën njerëzve”, theksoi Arben Malaj.
Lini një Përgjigje