TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 21:29

Garon në listën e hapur, kandidatja e Berishës ofron deri në 1 mijë euro për ata që e mbështesin

Shkruar nga Pamfleti

Garon në listën e hapur, kandidatja e Berishës ofron deri në

Kur kanë mbetur rreth 20 ditë nga 11 maji, datë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, nuk mungojnë as surprizat në fushatën e kandidatëve, veçanërisht atyre që garojnë në listën e hapur.

Adriana Kalaja, një prej emrave që përfshihet në listën e hapur të kandidatëve për deputet të Qarkut të Tiranës, në siglën e koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ të drejtuar nga Sali Berisha, ka zgjedhur të ofrojë 3 çmime për mbështetësit e saj.

Çmimet variojnë nga 1 mijë euro, për vendin e parë, në 200 euro për vendin e tretë.

Në një video të publikuar në rrjetin social, Kalaja shprehet se çmimet do ndahen me transparencë në datën 10 maj.

Garon në listën e hapur, kandidatja e Berishës ofron deri në

“Voto 1. Voto Adriana Kalaja.

Për të vlerësuar mbështetjen tuaj, 3 ndjekës do të shpërblehen me:

1000€, 500€ dhe 200€.

Për të marrë pjesë:

 1. Tag 3 miq

 2. Komento: Voto 1, Voto Adriana Kalaja

 3. Ndiq këtë profil

Fituesit shpallen me transparencë me 10 maj 2025”, shkruan Kalaja në rrjetin social.

Lini një Përgjigje