TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 19:47

“Vajzat tona nuk pranojnë burra çyrykë”, Rama: Krushqia jonë bazohet je me BE apo kënetën

Shkruar nga Pamfleti

“Vajzat tona nuk pranojnë burra çyrykë”, Rama:

Edi Rama, kryeministër dhe kryetar i PS-së, vijon batutat gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku synon mandatin e 4 rradhazi si Kryeministër.

Në takimin e zhvilluar në Korçë, Rama është ndalur sërish në atë që e konsideron si forcën e vërtetë të Partisë Socialiste, që sipas tij janë gratë dhe vajzat. Në këtë kuadër, ai i ka bërë thirrje grave që të bindin burrat, nëse ata janë çyrykë, që të mos votojnë për kënetën.

Burrat demokratë duhet të kenë shansin të shpëtojnë nga këneta. Burrat demokratë duhet të kenë shansin të dalin nga kategoria e atyre që nuk mbushin dhe në rastin më të keq kur nuk mbushin t’i vënë burrat në gjumë të mos votojnë fare.

Vajzat tona nuk mund të pranojë çyrykë. Pa diskutim. Por pa i paragjykuar, duhet të punojnë deri në ditën e fundit t’i shpëtojnë. Por nëse ai thotë do shkoj në kënetë, do të shkojë dhe vajza të hidhet në kënetë? Në asnjë mënyrë. Vajza do të shkojë në BE.

Dhe fakti që ju jeni dakord me mua, më mjafton. Kështu që krushqia me çdo demokrat bazohet je me BE apo je kënetën. Nëse je me BE të, trashëgoheni. Nëse je me kënetën, nuk kam vajzë për ty”, tha Rama.

Lini një Përgjigje