TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 18:35

Arrestimet nga SPAK, Xhafaj: Tronditje kur arrestohen kolegë apo bashkëpunëtorë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet nga SPAK, Xhafaj: Tronditje kur arrestohen kolegë apo

Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, që garon në listën e hapur të PS-së për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 11 majit, e vlerësoi pozitivisht punën e SPAK dhe GJKKO-së.

Xhafaj tha se sot këto dy struktura kanë mbështetjen maksimale të opinionit publik dhe mazhorancës.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Xhafaj u pyet nëse mazhoranca ia dha shpatën e drejtësisë, SPAK, një shprehje që kryeministri Edi Rama e ka përsëritur në takimet elektorale, ndërsa u shpreh: kjo është e vërtetë.

“Askush se mohon se kjo reformë u inicua nga ne. Sfidoj këdo që të më tregojë një rekomandim, një projekt të gatshëm më parë, pikërisht për ta sjellë në këtë nivel këto dy struktura. Pra ka qenë koncepti ynë, vullneti ynë. Nga kjo pikëpamje Edi Rama ka plotësisht të drejtë, që patëm vullnetin, vizionin për ta ndërtuar”, u shpreh Xhafaj.

Por ai theksoi se SPAK e GJKKO nuk janë reforma në drejtësi, por pjesë e saj.

“Ai institucion nuk do të ishte pa reformën në drejtësi. SPAK nuk është reforma, është një pjesë e reformës.

Pjesa ku heton është më e ndjeshme, përfshi njerëzit me pushtet, do të ishte gabim i madh nëse do të gjykonim SPAK e GJKKO, si të vetmit që kishin në fokus çështjet e drejtësisë. Askush smund ta mohojë se pa reformë në drejtësi s’do kishte SPAK e GJKKO”, tha Xhafaj.

Nga ana tjetër, Xhafaj theksoi se si iniciues të reformës në drejtësi, mazhoranca e dinte se do të ishte pjesë e hetimit të SPAK, pasi ata kishin përcaktuar objektet dhe subjektet e hetimit.

I pyetur nëse PS ka pësuar tronditje me arrestimet e fundit të kryer nga SPAK, Xhafaj tha se po, sidomos kur bëhet fjalë për kolegë e bashkëpunëtorë.

“Padyshim ne kishim përcaktuar që ishim pjesë e hetimit të posacëm në këto nivele, kishim përcaktuar objektet dhe subjektet, pra kemi qenë mjaftueshëm se do të kishte pasoja dhe te ne.

Ka tronditur SPAK? Padyshim qëllon që hetohet, ndalohet dikush që e njeh jo më një koleg bashkëpunëtor, e quaj tronditje”, tha Xhafaj.

Në lidhje me sulmet ndaj punës së Prokurorisë së Posaçme, Xhafaj tha se duhet të dallohet intimidimi ndaj punës së tyre dhe debatet për përmirësimin e këtyre institucioneve.

“Mënyra si e bëjnë, standardet, janë pjesë e debatit. Këtu duhet të ndajmë. Intimidimin sulmin për ti larguar nga puna e tyre, nga debati për të qenë të suksesshëm në kufijtë e kushtetuesë e ligjit. E gabuar do të ishte të konsiderohej e panevojshme. Më mirë kur ka diskutim, më së pari e bëjnë institucionet e drejtësisë, shoqeria, si vjen asnjë e keqe nga debati apo diskutimi”, tha Xhafaj.

Lini një Përgjigje