
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetar i PS-së, ishte në Kolonjë, Qarku i Korçës, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Në dallim nga takimet e tjera, duket se Niko Peleshi, si drejtues politik i Qarkut të Korçës, dhe Erion Isai si kryebashkiak i Kolonjës, janë kujdesur të surprizojnë Edi Ramën, teksa në skenën e improvizuar u shfaqën një grup grash, për të kënduar një këngë që daton që në 1905 dhe që i kushtohet bufit.
Me këtë emër, Edi Rama ka ‘pagëzuar’ kreun demokrat, Sali Berisha, ndërsa grupimin politik të drejtuar prej tij ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ e konsideron një kënetë të mbushur me hardhuca e zhapikë.
“Ja bën bufi ku e ku, unë këmborën do ta tund
Ja bën bufi kra kra kra, s’ka si unë në dynja
Kërcen bufi si kaposh, vota për ty nuku ka”, janë disa nga vargjet e këngës polifonike, që kanë shkaktuar të qeshura te Edi Rama.
Lini një Përgjigje