TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 12:30

11 Maji/ Rama tallet me popullin: Burrat në Shqipëri janë çyrykë, shyqyr kemi gratë

Shkruar nga Pamfleti

Gjysma e burrave e ka gjysmën e trurit me ujë kënete, tha i pari vendit, duke i diskriminuar kështu hapur ata që nuk i japin votë PS.

11 Maji/ Rama tallet me popullin: Burrat në Shqipëri janë
Edi Rama

Nga Maliqi, kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është e pamposhtur për shkak të mbështetjes masive që ka nga gratë, dhe jo nga burrat.

Sipas kryeministrit tonë, burrat në vend janë çyrykë.

Ai e krahasoi zgjedhjen e votuesve mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një individi, duke e lidhur të ardhmen e Shqipërisë me integrimin në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh se çdo votues investon për një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tij. Ai gjithashtu theksoi rolin e grave si shtyllë të fuqishme mbështetjeje për PS-në.

'Zgjedhja është mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një njeriu.  Zgjedhja është mes integrimit në BE më 2030 dhe bufit të Kenetës. Çdo votues investon që fëmijët e tyre të jenë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe me atë pasaportë, mund të studiojnë ku të duan, mund të punojnë ku të duan. Do të ndahen, disa në BE e disa në Kënetë. Si mund të shkohet në Kënetë? Hajde muhabet, hajde. Hajde çyryk hajde. PS nuk mundet dot, sepse Partinë Socialiste e mbështesin 56 përqind e grave.

Më pak mbështetje kemi tek burrat, sepse gjysmat e burrave s’janë mirë. Mund të jetë në rregull ai me jetën e vet, por edhe pse PS bën rrugën, bulevardin, pranë duan Kënetën, se janë çyrykë. Ngrihen e thonë nuk jam çyryk. Gjysmën e trurit, burrat e kanë me ujë kënete. Imagjinoni sikur mos të kishit gratë ju burrat këtu në Maliq, do ishit pa rruar e pa larë, por shyqyr që keni gratë që ju mbajnë pastër. Gratë tona janë burrnesha, se të ishte për burrat, Shqipëria nuk i afrohej kurrë BE-së.', tha Rama.

Rama përsëriti qëllimin e qeverisë për të çuar Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 dhe kritikoi kundërshtarët politikë.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se çdo votë është një investim për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për një Shqipëri me pasaportë europiane, që i jep mundësi studimi dhe punësimi kudo në BE,” tha ai.

 

rama ps ka mbështetje masive të grave

Lini një Përgjigje