TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2025, 22:45

Zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi: Do rrëzojmë Ramën, PD-së do t'i vendosim kushte!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Majit, Dashamir Shehi: Do rrëzojmë Ramën,

Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, deklaroi se partitë e reja do të marrin mbi 20% të votave.

I ftuar në studion e emisionit “ÇdoKënd”, në A2 CNN, Shei tha se kanë si qëllim të rrëzojnë partinë në pushtet dhe të kushtëzojnë PD-në në rast të një aleance për krijimin e një qeverie nga opozita e bashkuar.  

“Kjo fushatë është më e qetë, ndoshta edhe prej rrjeteve sociale që ka marrë nota humori, por po mbizotëron komunikimi, jo substanca. Tani, thua dy fjalë si për të qeshur dhe shkon 100 mijë klikime, ndërsa gjërat më serioze anashkalohen… Unë mendoj se minimalisht, partitë e reja do të kalojnë 20%. Kjo është shpresë e madhe për demokracinë sepse krijohet dialektikë e re politike dhe është shpresë për opozitën shqiptare. Ne do të rrëzojmë këtë qeveri dhe do të kushtëzojmë edhe krahun tjetër, të mos bëjnë më si kanë qejf. Ne do vejmë kushtet tona edhe për personat edhe për programin. Kur të jemi ne në Parlament, nuk do të tallet më njeri me pronat e shqiptarëve. Prona është çështje e shtetit të së drejtës, morale dhe ekonomike”, tha Shehi.

Lini një Përgjigje