TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2025, 20:25

Nga Lezha në Tiranë, Rama vijon fushatën elektorale: Me hyrjen në BE, do ketë një Shqipëri të re

Shkruar nga Pamfleti

Nga Lezha në Tiranë, Rama vijon fushatën elektorale: Me hyrjen

Kreu i PS, Edi Rama, në fjalën e mbajtur në takimin elektoral në njësinë nr.6, deklaroi se Shqipëria do të ulet në të njëjtën tryezë e barabartë me vendet anëtare të BE.

“Bëhet një Shqipëri e re, sepse ulet në të njëjtën tryezë e barabartë me vendet anëtare të BE. Në fazën ku Shqipëria ka nevojë shumë për financime, ajo gamilje, na jep mundësinë që përveç buxhetit tonë, edhe janë buxhert ekstra. Nëse sot, ne shohim që në këto vite, BE na ka mbështetur me diçka më shumë se 1 miliard euro, kur të bëhemi anëtarë të BE, ne çdo vit marrim 1 miliard euro”, theksoi ai.

Ndërkohë që si në çdo takim elektoral, Kryeministri nuk la pas dhe batutat me pjesëmarrësit, të cilët e kanë shoqëruar fjalën e tij me fishkëllima.

Në një moment, Rama i është kthyer djalit që vijonte fishkëllimën, se e ka prej nxehtësisë që i vjen nga dashnia.

Lini një Përgjigje