
“Askush s’mund ta prekë një votë të “Mundësisë”. Sa më shumë ta zgjasim dorën aq më shumë do bëhen. Votën e atyre që votojnë ndryshimin nuk e prek askush. Procesi i numërimit është i filmuar, s’ka shanse që të prekin votën tonë”.
Kështu u shpreh kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi me mbështetësit e kësaj force politike në bashkinë Kamëz.
Ai u shpreh se zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhjet e fundit që janë në këtë mënyrë. Shehaj i ka inkurajuar ata se nëse pritshmëria në fillim ishte të arrihej 10% e votave, tani po rriten pritshmëritë.
“Është arritje për ne të hyjmë në Parlamentin e ardhshëm me një grup deputetësh. Duke patur parasysh se kemi 1 vit që ekzistojmë dhe të jemi forcë e tretë është shumë për ne.
Të mos ju duket e pamundur që në ndonjë qark mund të jemi dhe parti e dytë. Jua lë juve ta gjeni cili qark mund të jetë”, tha Shehaj.
Lini një Përgjigje