
Lefter Maliqi, i cili garon në listën e hapur të qarkut Berat, për koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, një ditë pasi në këtë qark u prezantuan kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit në një miting ku i pranishëm ishte edhe kreu demokrat, Sali Berisha.
Gjatë prezantimit, në rastin e Lefter Maliqit, u tha se ishte një oficer. Duket se ky lloj prezantimi nuk i ka pëlqyer aspak ish-deputetit, që në 11 maj synon të marrë mandatin dhe të rikthehet në sallën e Kuvendit.
Maliqi ka publikuar CV e plotë në tij në rrjet, ndërsa thumbon pa përmendur emra, ata që e prezantuan sipas tij, në mënyrë të padenjë.
Reagimi nga Lefter Maliqi
Të dashur miq ju njoh me CV time! Keqardhje për prezantimin e padenjë dje në Berat, në hapjen e fushatës.
Ju sqaroj se figurën time, me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!
Lefter Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972.
I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza).
Arsimimi: 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake "Skenderbej"
1991-1993 "Akademia e Mbrojtes",
1993-1996 "Akademia e Policise",
2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,
2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO),
2011-2013 Master Shkencor në "Studime Europiane" pranëFakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetratrajnime per policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën.
Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër
Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën 'Major'.
2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD.
2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Beratme rezultat të thellë fitoreje.
2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,
2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë.
2023- Kandidat për Bashkinë Kuçovë
Aktualisht Drejtues Politik i Qarkut Berat dhe Kandidat për Deputet.
Lini një Përgjigje