Vizita e Sali Berishës në tregun artizanal të Krujës është shoqëruar edhe nga disa momentet e pikante gjatë takimeve me banorët.
Nga kritika e ish të burgosurit politik për mosmbajtjen e premtimit, shoqërimi i tij në fushatën e kësaj zone nga ish-prokurori Arjan Ndoja, kandidat i PD për Durrësin dhe i lakuar për lidhjet me krimin, ‘deputeti me kobure’ Gent Strazimiri, tek dhuratat, veshja e kreut demokrat si krutan me xhubletë kombëtare dhe plis, dhurata e bufit të skalitur prej druri që sipas tij ‘po çmend Edi Ramën’ dhe deri te “tallja semantike” që një prej tregtarëve i bëri.
Ndërsa takoi biznesmenin lokal dhe po i shpjegonte programin ekonomik, Berisha i tha se “do ulej tavani”, kurse tregtari në formë ironike, sikur nuk kuptoi qëllimin, pa me sytë lartë nga tavani i dyqanit të tij i habitur, duke e shoqëruar me një frazeologji habitore:
“Ça tavani...?!”
Berisha që vijoi me të tijën, për ta korrigjuar dhe fokusuar kuptimin ekonomik dhe elektoral, i tha:
-“Tavanin e biznesit...!”.
Dhe teksa kontrollon tavanin me sy nëse ka problematika të strukturës ndërtimore, pasi dëgjon shpjegimin e Berishës, e shoqëron me një pohim:
-“Aha...!”, ia kthen tregtari.
Kur thuhet "do ulet tavani" për taksat, do të thotë që shuma maksimale që dikush mund të paguajë në taksa do të ulet.
Pra, për ata që paguajnë më shumë taksa, tavani është niveli më i lartë që ata mund të paguajnë. Kur ky "tavan" ulet, ata paguajnë më pak taksa, sepse kufiri i taksës është ulur.
Në një fjali të thjeshtë, ulja e tavanit në gjuhën ekonomike do të thotë më pak taksa për ata që paguajnë më shumë./ Pamfleti
Lini një Përgjigje