Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Kruja ka denoncuar kreun, e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama kanë bërë marrëveshje për të mbyllur dosjen e kryeministrit për vilën në Surrel.
Megjithatë, e paralajmëroi se nëse vjen PD në pushtet nuk do të shpëtojë.
“Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente, urgjente, ra bomba, sikur ra bomba dhe ky dilte pasdite dhe thoshte se burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria sepse si duket bënë një marrëveshje për ta mbyllur dosjen. O Edvin le ta mbyllë 100 herë por toka është aty, 130 milionë euro të djegësit të Tiranës” tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ditën e sotme ndodhet në një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës.
Gjatë takimit me bizneset, Berisha foli edhe për dy atentatet mafioze mbrëmjen e së enjtes në Lezhë e Tiranë me 1 viktimë dhe 4 të plagosur, duke u shprehur se u kalua nga një masakër në tjetrën.
Berisha u shpreh se rrugët e Tiranës u skuqën dhe 4 vetë morën breshëri referuar atentatit në kryeqytet ku u qëllua ndaj dy djemve të pronarit të “Pelikani Security”, shokut të tyre dhe shoferit të G Class.
Kryedemokrati theksoi se nuk mund të qëllohej kurrë ndaj një 11-vjeçari, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai e ka krijuar këtë situatë me deklaratën ndaj personazheve të krimit “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
'Nga një masakër në tjetrën, mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por një 11 vjeçar kurrë nuk mund të gjuhet mbi të. Njeriu që i ndërsen dhe i thotë “hani kokën e njëri tjetrit, po më shërbeni mua” krijon këtë situatë.', tha Berisha.
Lini një Përgjigje