TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2025, 11:39

Qendra e Kontrollit të Trafikut, Rama njofton ndryshimin: S’do ketë më policë në rrugë

Shkruar nga Pamfleti
Qendra e Kontrollit të Trafikut, Rama njofton ndryshimin: S’do
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të premte Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut, pika nga ku do të monitorohen të gjitha rrugët e vendit në çdo moment.

Në këtë projekt janë përfshirë jo vetëm Policia Rrugore, por edhe Urgjenca Kombëtare dhe Emergjencat Civile.

Qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 km e para, të cilat mbulojnë autostradat kryesore Tiranë-Durrës, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, Fier-Vlorë.

“Synimi final është mbulimi i 3650 km që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”, shkroi kryeministri në rrjetin social Facebook.

“Më në fund të largohet edhe policia nga pritat në rrugë, por ama të jetë e gatshme në çdo moment që, me sinjalizimin e këtij inspektori virtual, të vihet në lëvizje”, tha Rama gjatë vizitës në qendër.

Gjatë vizitës u firmosën edhe memorandume bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Shëndetësisë/Emergjencat Civile. 

edi rama s’do ketë më policë në rrugë

Lini një Përgjigje