
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se në zgjedhjet e 11 majit synon aq deputetë sa për një grup parlamentar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shehaj tha se nga sondazhet e mediave dhe atyre që bën partia e tij, Mundësia del parti e dytë opozitare.
Pjesë nga biseda në studio:
Shehaj: Pritshmëria është e madhe, por nëse e krahasojmë se nga u nisëm para një viti dhe sot ku kemi ngritur struktura në të gjithë Shqipërinë. Të dielën bëmë hapjen e fushatës te Pallati i Kongreseve, të hënën ishim në Shkodër. Nuk shoh asnjë parti të që bën aktivitete si ne. Në rrjetet sociale kemi rritje të ndjekëve. Po përcjellim mesazhin tonë për një Shqipëri që ia del me punë, se ka një Shqipëri tjetër, e njerëzve që punojnë me punë të ndershme.
Jemi parti e re dhe nuk synojmë të marrim pushtetin. Në bëjmë çdo të shtunë sondazhe që na thonë se kemi rritje. Sondazhet e fundit si të News 24 dhe Euronews na tregojnë se jemi partia e dytë pas PD-së.
Pritshmëri është që të marrim një numër deputetësh dhe që të bëjmë një grup parlamentar dhe duket i realizueshëm ky qëllim.
Rakipi: Thonë se nuk e ke bërë për të vjedhur, por për protagonizëm. Çfarë u thoni këtyre?
Shehaj: Shumë mirë bëjnë që thonë se e bëjmë për këtë. Partitë e vjetra kanë hyrë në politikë dhe s’kishin kokërr leku dhe tani janë bërë milionerë. Parti të reja kanë bërë më shumë se ata që kanë patur pushtetin,. Kjo akuzë nga bën qejfin.
Doda: Unë bëra studime për arkitekturë dhe me arkitekturë merrem. E fillova profesionin t’i rrija lart politikës. E ndjeja që kisha njëfarë thirrje, sepse kisha parë të prindërit e mi zhgënjim. Por kur fillova punën kuptova se po ju rregulloja njerëzve shtëpitë, por jo jetën. Dua të kem një impakt më të madh, të përmirësoj edhe jetën e tyre.
Unë vij nga familje e persekutuar, ngjaj me Agronin. Kemi bërë rrugëtim të ngjashëm. Ne nuk kemi trashqguar asgjë. Bashkë me familjet tona i jemi përkushtuar punës. Agroni pak më shumë dhe është bërë milioner.
Të mëson shumë vlera, që duhet të jesh në krah të të drejtësi dhe padrejtësisë t’i dalësh në ballë.
Në 2021 e kam takuar Agronin kur kemi bërë fushatën për Tiranën dhe mu duk një person i ngjashëm me veten. Kur Agroni vendosi të hapte partinë nuk kishte nevojë për një ftesë. Partia Mundësia ishte gjëja e duhur për të bërë.
Lini një Përgjigje