TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2025, 19:15

Edi Rama: Gjysma e burrave në këtë vend janë çyrykë!

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama: Gjysma e burrave në këtë vend janë

Edi Rama duket se ka kthyer fushatën në çështje gallate, sulmesh dhe ofendimesh. Sot ai ishte në Dibër, ku vijoi shoun e përditshëm, por bëri dhe një deklaratë aspak të denjë. Kryeministri duke dashur të bëjë gallatë, ju drejtua grave të Dibrës që të votojnë PS, duke thënë se burrat janë çyrykë.

Para se të vinim, ishim ulur te bulevardi dhe i thash Astrit Ademit, ti asnjëherë nuk e ke besuar që PS-ja këtu, nëse nuk i nxjerrë gratë nga shtëpitë që t’i japë komandën dhe nëse gratë nuk e japin komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, gjithë kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vite përpara, është pamja e fitores tonë.

Unë deri pa e parë këtë pamje nuk e besoja. Tani, që të na shohë pak televizori, unë këtë besoj se dhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme, është 4 apo 3, më datë 11 maji, falë jush, Dibra do votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do gdhihet rozë, sepse Dibra është3 grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar, sepse kjo forcë mbështetjen më të madhe ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë. Parafytyroni, në të gjithë Shqipërinë, PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave.

Llogaria është shumë e thjeshtë, nëse ne kemi shumicën e votuesve të parë, na mjafton vetëm gjysma e burrave, se kjo jetë në këtë vend më ka mësuar që gjysma e burrave janë normal në këtë vend, gjysma janë çyryk”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje