TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2025, 18:12

“Është nda nga burri? Po atë zgjidh mor”, Rama tregon hallin në caktimin e kandidatëve; përmend edhe “të fortët”

Shkruar nga Pamfleti

“Është nda nga burri? Po atë zgjidh mor”, Rama tregon

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Dibër, ku ka vijuar gallatën me qytetarët.

Ai ka treguar dhe hallin në përcaktimin e kandidatëve, teksa e ka pranuar se e orientonin te ata që njihnin ca “të fortë”.

Nuk e ke idenë ça halli ishte të gjeje kandidatë. Mblidheshin burrat, laj thaj 7 veta. Atëherë një grua tjetër që ju e mbani mend besoj, më thotë more si i bëhet kësaj pune, se nuk shkon?! Shko atje, po ata burra, se ai njeh ca të fortë. I thashë po sikur me i ra komplet nga krahu tjetër?! Është Festa tha po sikur nuk ma duan shumë se jo është ndarë nga burri. Është nda nga burri thashë? Po atë zgjidh mor, ajo është për ne!! Dhe ja ku është! Si fitoi Festa në Bulqizë? Me gra! Nëpër kafe bëjnë si të fortë, por kur vijnë me vonesë ulin kokën aty te dera. Ja ku është dhe Valbona!”, tha Rama.

Lini një Përgjigje