
Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit rreth 3000 fletë votimi nga Diaspora. Votat priten të mbërrijnë në KQZ aty ku do të bëhen verifikimet e mëtejshme dhe do të shihet vlefshmëria e tyre.
Rikujtojmë që ditën e djeshme rreth 600 zarfe mbërritën nga Diaspora, ndërkohë që shqiptarët votojnë nga 85 shtete të botës.
Vlen të theksohet se në total janë mbi 294 mijë shqiptarë me banim jashtë që mund të marrin pjesë në votim më 11 maj, ndërkohë më shumë se 48 mijë kërkesa u refuzuan për shkak të mangësive të ndryshme.
Kërkesat kanë qenë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës, por më shumë emigrant janë regjistruar nga Italia dhe Greqia ku jetojnë dhe komunitetet më të mëdha. Në vend të tretë janë Gjermania, pasuar nga Shtetet e Bashkuara.
Sipas parashikimeve ligjore, vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë rezidencën në Shqipëri. Më shumë se 52 mijë votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 32 mijë votues nga jashtë dhe Elbasani e Durrësi me pak më shumë se 25 mijë votues nga jashtë.
Vota nga jashtë shihet vendimtare në këto zgjedhje, pasi ajo mund të bëjë diferencën. Në skenë kanë dalë shumë parti të reja dhe ato pretendojnë se kanë mbështetje nga jashtë. Pra 11 maji mund të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Bëhet fjalë për afro 300 mijë vota.
Lini një Përgjigje