TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 12:49

Kandidon për kryeministër, Berisha bëhet qesharak nga Dibra: Në këtë moshë, s’më duhet më pushteti as paratë

Shkruar nga Pamfleti
Kandidon për kryeministër, Berisha bëhet qesharak nga Dibra:
Sali Berisha në Dibër

Kreu i PD, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët e ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ për qarkun Dibër.

Në Dibër, Berisha deklaroi se në këtë moshë, nuk i duhet më as pushteti dhe paratë, por harroi të thotë edhe arsyen pse kandidon për kryeministër.

'Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.

Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.', tha Berisha.

 

berisha dibër berisha paratë dhe pushteti

Lini një Përgjigje