TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 15:44

Rama në Kolonjë: Gjysma e burrave janë çyrykë se votojnë bufin, ne kemi gratë

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Kolonjë: Gjysma e burrave janë çyrykë se

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, ka vijuar turin e takimeve në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, në Kolonjë, nga ku ka kërkuar votën për Partinë Socialiste.

Rama tha se me bufin e kënetës, vendi shkon në gropë.

“Ju lutem vajzave dhe grave të Kolonjës të bëjnë çmosin që mbështetjen e vajzave dhe grave ta kemi më të lartën.

Nëse kemi ardhur deri, këtu arsyeja madhore është se kemi mobilizuar si kurrë më parë, fuqinë e grave, u kemi dhënë mundësi të përfaqësohen, të marrin përgjegjësi. Kemi çliruar nga barra e shumë paragjykimeve. Sot mbështetemi te gratë dhe vajzat si mundësi e madhe.

Gjykimi i gruas është ajo që ka peshën më të madhe. E dinë dhe burrat, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Me këto shifra na mjafton gjysma e burrave. Se është gjysma që kupton, gjysma tjetër është çyryk.

Zgjedhja e 11 majit është e qartë, interesi i një populli të tërë dhe hallit personal të një familjeje të vetme, është me Shqipërinë në BE dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Në gropë le të rrijë bufi, Shqipëria më kurrën e kurrës”, tha Rama.

Lini një Përgjigje