TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 18:16

11 maji, Xhafaj jep parashikimin: Ja sa mandate deputetësh merr PS në Tiranë dhe në rang kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Xhafaj jep parashikimin: Ja sa mandate deputetësh merr PS në

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, i cili garon në listën e hapur të PS-së për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, shprehet i bindur se PD do të mbetet në opozitë.

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Xhafaj shprehet se PS do e kishte të vështirë përballjen elektorale, nëse në krye të PD-së do të ishte një lidership tjetër.

“Berisha është lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte opozita për ta çuar drejt një fitoreje. Nuk mund t’i kërkosh votën një votuesi në 2025 një lidershipi që ka 30 vjet në politikë dhe me një sërë problemesh, që nuk motivojnë elektoratin.

Ne duhet ta kuptojmë se opozita është themelore për demokracinë dhe ajo duhet të jetë konstruktive në rolin dhe funksionin e saj.

Ne kemi parë një opozitë me mungesë vizioni dhe përfaqësuese e një periudhe të errët në aktivitetin e saj politik.

Kryesorja unë mendoj se nuk kanë përfaqësim dinjitoz për të përfaqësuar popullin opozitar”, tha Xhafaj.

I pyetur për parashikimet e mazhorancës për numrin e mandateve që do të marrin më 11 maj, Xhafaj tha se PS ruan numrin e mandateve dhe mund të shkojë edhe më tej. Në lidhje me Tiranën, ai tha se nëse rrethanat para procesit elektoral do të ishin ndryshe, në garën e 11 majit, do të fitoheshin 20 mandate, ndërsa sot parashikimet janë për 19 të tilla nga mazhoranca.

“Besoj që minimalisht PS e ruan numrin e mandateve kështu dhe në Tiranë, ka të garantuar numrin 19, nëse disa rrethana para procesit elektoral do ishin krejt ndryshe, sot do të flisnim për mandatin e 20″, tha Xhafaj.

Lini një Përgjigje