TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2025, 20:29

“U bë bajat, ka filluar flet për gratë”, Berisha: Rama merret me zhaba, nuk ka program

Shkruar nga Pamfleti

“U bë bajat, ka filluar flet për gratë”, Berisha:

Gjatë një takimi me qytetarët në Kombinat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama për gratë.

Ai shprehet se, narrativa e kryeministrit bëhet pasi ai nuk ka projekt dhe nuk do që të bëhet debat për problemet e qytetarëve.

Berisha shprehet se gjuha bullizuese e Ramës me termat e përdorur si “këneta, zhabat, hardhucat, zhapikët”, bëhet pasi nuk mund të diskutojë për vjedhjet që ka kryer në këto 12 vite.

“Pra në këto kushte ai nuk mund të vijë para jush, nuk mund të flasë për asgjë që ka bërë këto 12 vite sepse ka vjedhur më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaj dhe thotë, këneta, zhabat, hardhucat, zhapikët. Tani meqenëse u bë bajat, ka filluar temën tjetër se po të mos jenë gratë burrat bëhen me bisht, burrat s’bëhen me bisht. Shiheni vetë ju. Pra, muhabete të tilla që si e si të mos bëhet debat për hallet tuaja, të mos paraqitet projekt para jush. Janë 4 vite që do vijnë. Si e si të shpëtojë për dështimet e tij. Si e si të mbulojë mashtrimet e tij. Ky është muhabeti i tij, se po të ikin gratë një muaj, kur të vijnë gjejnë njerëz me bisht. Pra një narrativë e turpshme, një narrativë prej… s’po e prish gojën për të thënë fjalën që meriton. Këto i bën për të mashtruar qytetarët”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje