TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 18:55

Zbardhen debatet në Këshillin Kombëtar/ Endira Bushati përplaset me Flamur Nokën: Nuk jemi dele!

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen debatet në Këshillin Kombëtar/ Endira Bushati

Zbardhen debatet nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ku u votuan ndryshimet statutore. Si duket Rithemelimi ka qenë i përçarë në propozimin e vetë Sali Berishës për futur në kryesi grupin e Gazmend Bardhit të cili i ka dhënë dhe postin e nënkryetarit, raporton “Shqiptarja.com”.

Debatet

Edi Paloka: Këshilli ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime te ndryshme por ne fund arritëm ne dakordësi. Ceshtja 2. Hapja e procesit për zgjedhjet ne dege.

Endira Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele qe ta marrim vesh rendin nga media.

Ju thatë me propozim te kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.

Adriana Kalaja: Me vendim te kryesise bëhen ndryshime statutore.

Flamur Noka: Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtarësia.

Degët: Malësi e Madhe, Lezhe, Kurbin. 3 dege te Qarkut Durrës, Peqin, Mallakastër, Lushnje, Devoll, Kuçovë, Poliçan, Këlcyrë, Kamëz, Bulqizë.

Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell në kuadrin e bashkimit të shumëpritur, që ka qenë kryefjalë e Kuvendit të jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit (më të hapur dhe më të bashkuar). Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin.

Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosëm t’ja kalojmë Këshillit Kombëtar ndryshimet statutore.

Flamur Noka: Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit  automatikisht për shkak te funksionit janë nënkryetare të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

Lini një Përgjigje