TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2024, 18:40

Këshilli Kombëtar miratoi ndryshimet statutore, Noka: Misioni ynë, qeveria teknike

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli Kombëtar miratoi ndryshimet statutore, Noka: Misioni

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, tha se sot ka marrë fund skenari i Edi Ramës për të përçarë PD.

Noka shprehet se ky bashkim është gjithçka për demokratët. Sipas tij, tashmë “të bashkuar do të vërshojnë cep më cep në të Shqipërisë”.

Ai tha gjithashtu se misioni është të kthehet vota e lirë, por përmes një qeverie teknike.

“Skenari i tij për të mbajtur të përçare këtë parti sot mori fund. Sot këshilli kombëtar i PD në lartësinë e detyrës që e ka ngarkuar demokratët arriti të përkthejë mesë mirë kërkesën e përhershme të demokrateve, por edhe të përkthehej mesazhin e protestës së 20 shkurtit. Bashkimi është gjithçka për demokratët. Pas këtij vendimi, ne jemi në një etapë të re. Tashmë të gjithë të bashkuar do vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve.

Kemi një misioni historik përpara, të rikthehet vota e lirë. Prej 10 vjetësh shqiptarët nuk votojnë të lirë. Do të duhet një qeveri teknike”, u shpreh deputeti Noka.

Lini një Përgjigje