TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 11:28

Vota e diasporës, kreu i KQZ publikon të dhënat e fundit: Parashikoj se do të shkojmë në 200 mijë!

Shkruar nga Pamfleti
Vota e diasporës, kreu i KQZ publikon të dhënat e fundit:
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka publikuar të dhënat e fundit për votën e diasporës i cili tha se parashikon se do të shkojmë në 200 mijë.

"185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh.
2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet.
Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00.
Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.", tha Celibashi.

 

kreu i kqz ilirjan celibashi 200 mijë vota nga diaspora

Lini një Përgjigje