TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 11:17

Voton Oerd Bylykbashi: Politka të qëndrojë e heshtur, të dëgjojmë verdiktin e zgjedhësve

Shkruar nga Pamfleti
Voton Oerd Bylykbashi: Politka të qëndrojë e heshtur, të
Oerd Bylkbashi voton

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka shkuar në qendrën e votimi së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël.

Pas votimit, në një prononcim për media, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa tha se sot është momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve.

"Është ditë e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë. Thirrja ime është që të dalin të gjithë të votojnë masivisht. Të votojnë për veten dhe familjet e tyre.

Vota e tyre është e ardhmja. Vetëm me votë mund të vendosin ata për të ardhmen. Momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve, por po aq është shumë e rëndësishme që zbatimi i ligjit të garantojë votën.

Vota është e fshehtë! Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht është e pavërtetë", tha Bylykbahsi. 

zgjedhjet 2025 oerd bylykbashi

Lini një Përgjigje