TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 10:55

11 Maji/ Voton Rama: Unë me katunaren time këtu, Berisha: Votoni për fëmijët dhe të ardhmen tuaj!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha dhe Edi Rama kanë dhënë mesazhet e tyre për qytetarët pasi kanë votuar këtë të diel për zgjedhjet e 11-ta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991.

11 Maji/ Voton Rama: Unë me katunaren time këtu, Berisha: Votoni
Votojnë Rama dhe Berisha

Sot, më 11 maj, në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare, 3.7 milionë qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Shqipërisë.

Procesi zgjedhor po zhvillohet nën vëmendjen e lartë nga SPAK dhe organizmat ndërkombëtarë, ndërsa liderët kryesorë politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë votuar dhe kanë dhënë mesazhet e tyre për qytetarët.

Ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha që votoi i pari rreth orësh 10:15 i shoqëruar nga familja e tij. Pasi hodhi votën në te qendra e votimit te shkolla ‘Kosova’, ai deklaroi se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas 11 Majit.

“I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të votojë. Të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet e tyre, për rrogat e tyre, për biznesin dhe fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Çdo njeri që kam takuar, ka qenë i sigurt në votën e tij. Mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj, thirrja ime është votoni, votoni, votoni”, tha Berisha.

Pas tij votoi edhe kryeministri Edi Rama, pak para orës 11:00 në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pas votimit, ai realizoi edhe disa foto me votuesit e zonës së Surrelit, ndërsa foli shkurt për mediat, duke u shprehur: “Të presim çfarë do të thotë populli”.
Ndërkohë, ai u ndal për një fjali tjetër të shkurtër për mediat e huaja duke thënë: “Po bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë shtetin e radhës pjesë të BE”.

Pas votimit, kryeministri Rama ka publikuar një video krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama dhe disa banorëve në Surrel.

“Unë me katunaren time”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa iu drejtua qytetarëve që bënin numrin 5 me batutë: “Ulini duart se është heshtje zgjedhore”.

voton rama dhe berisha

Lini një Përgjigje