TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2025, 11:03

Iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore, reagon Elda Hoti: Ulsi Manja po përdor Policinë e Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Iu arrestua bashkëshorti për krime zgjedhore, reagon Elda Hoti: Ulsi

Kandidatja e Partisë Demokratike, Elda Hoti ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj Ladi Ndoja për krime zgjedhore. Elda Hoti shkruan se asnjë strukturë kriminale apo polici politike nuk do të ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Ajo shprehet se Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm. Deputetja thotë gjithashtu se “ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit janë të lirë dhe po rendin në qendër votimi”.

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit. Ulsi Manja dhe çdo vegël politike që përdor Policinë e Shtetit për interesa të pushtetit do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të paligjshëm, për çdo tentativë për të frikësuar qytetarët që duan një të ardhme më të mirë.

Këto manovra janë të dështuara sepse fuqia e popullit nuk ndalet nga asnjë makineri represive.

Ata që blenë vota dhe shantazhuan votuesit janë të lirë dhe po rendin nga qendra në qendër votimi, Aleksander Dodaj, Renuar Kolaj dhe të gjithë kriminelët elektoral, i keni bërë llogaritë gabim. Njëshat nuk ka regjim që i ndal. Qytetarë, mos harroni gjithçka ju kanë bërë këto 12 vite", thuhet në reagimin e Elda Hotit.

 

Lini një Përgjigje