TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 14:24

Vokshi akuza PS se po bllokon komisionin hetimor për aferat në shëndetësi: Shpikën votimin me firma për të zëvendësuar rolin e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

Vokshi akuza PS se po bllokon komisionin hetimor për aferat në

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po tenton të mos bëjë transparencë për 200 mln euro koncesione të firmosura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe pasardhësja e tij Ogerta Manastirliu.

Ajo theksoi se anëtarët socialistë, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më këtij komisioni, ndërsa rolin e kryetarit sipas saj, e kanë zëvëndësuar duke shpikur votimin me firma.

“Aktualisht, Partia Socialiste ka bllokuar çdo veprim normal në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Jam sot këtu për t’ju njohur me një akt të ri të deputetëve të Edi Ramës, që turpëron Parlamentin dhe tallet me qytetarët shqiptarë, që përplasen dyerve të spitaleve publike, pa marrë shërbimin e duhur dhe duke shpenzuar qindra mijëra, shpesh edhe miliona lekë në ditë për t’u kuruar në spitale private.  Në një akt të paprecedentë, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur se opozita nuk i duhet më komisionit dhe rolin e kryetarit që thërret mbledhjet dhe drejton punën e komisionit, e kanë zëvendësuar, duke shpikur votimin me firma.

\Sipas kësaj procedure antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, socialistët kanë vendosur dje, në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi. Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptarëve për të shkuar në spitale apo qendra shëndetësore, në një tur propagandistik, për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët që paguajnë 80 e ca mijë për një set sterilizimi, që duhet të kushtonte shumë më pak, dhe sesa mirë ndihen gratë nga chek up-i, kur u vjen përgjigja fiktive se vuajnë nga prostata”, tha ajo.

Lini një Përgjigje