
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë.
Ai tha se takimin me shqiptarët në Athinë më shumë ka pasur punonjës të administratës nga Shqipëria. Meta u shpreh se takimi i Ramës me shqiptarët në nuk do të shërbejë për asgjë dhe se nuk është në dobi të askujt.
“Takimi ishte tallava. Nëse shkon si kryetar i PS nuk shkon me charter ose deklaron që charteri është paguar nga PS. Të gjithë kanë parë qindra autobusë, ka shkuar administrata. Ata që kanë vajtur, kanë shkuar se kanë thënë bëjnë këndojnë këngëtarët që janë pamje. Qytetarët shqiptarë nuk kanë përfituar asgjë nga takimi i Ramës në Athinë, sidomos nga shqiptarët që gjenden Greqi. Edi Rama sa herë që kërkonte një vëlla më të madh, i acaronte ndryshimet me Greqinë pa nevojë sidomos në kohën e Tsiprias”, tha Meta për “Fax News”.
Lini një Përgjigje