TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 19:33

Belinda Balluku del pas 3 orësh nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Tiranës, koha që të ndahet puna e ndershme nga abuzimi!

Shkruar nga Pamfleti

Belinda Balluku del pas 3 orësh nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e

Balluku në një reagim për mediat tha se duhet që kjo dosje të zbardhet një herë e mirë, pasi janë bërë pis shumë njerëz...

Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka dalë pas afro 3 orësh nga ambientet e SPAK. Ajo u mor në pyetje nga hetues të BKH lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Duke qenë se Balluku është dhe ministre e Energjisë dhe dikasteri i saj ka lidhje me inceneratorin, ajo ka dhënë dëshminë e saj.

Ministrja në një reagim për mediat tha se duhet që kjo dosje të zbardhet një herë e mirë, pasi janë bërë pis shumë njerëz pa të drejtë dhe ka ardhur koha të ndahet shapi nga sheqeri.

"U thirra për inceneratorin e Tiranës. Kam dhënë dëshmi që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e re e pushteteve, drejtësia ka punën e saj, qeveria ka punën e saj dhe parlamenti punën e tij.  Ne jemi këtu për ta mbështetur drejtësinë. Kjo dosje ka bërë pis të madhe  të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet të ndahet puna e ndershme nga abuzimi pafalshëm", tha Balluku.

Balluku bëhet zyrtarja e radhës që thirret në SPAK. Aktualisht lidhur me inceneratorët janë në qeli ish-ministri, Lefter Koka dhe ish-deputeti, Alqi Bllako. Pak ditë më parë u thirr po ashtu kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë absurdi është se bosët e inceneratorëve janë ende në arrati. Edhe pse janë dënuar me vendim nga gjykata, ata nuk dihet se nga bredhin me paratë e qytetarëve.

 

Lini një Përgjigje