TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 19:11

Socialistët rikthehen në komisionin e TIMS, debate mes Gogut dhe Salianjit: Mos më thuaj ky se të vjen pastaj fjala e keqe

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët rikthehen në komisionin e TIMS, debate mes Gogut dhe
Seanca e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS është shoqëruar me debate të forta, ndërsa nuk kanë munguar ironitë mes Toni Gogut dhe Ervin Salianjit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi mbledhje me dyer të mbyllura. Më herët u dakordësua të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Por kërkesa nuk u pranua nga kryetari i komisionit Ervin Salianji. Refuzimi i tij për të hedhur për votim kërkesën e Ballës ka nxitur debate.

Socialistët braktisën mbledhjen për pak çaste, por përplasjet kanë vijuar edhe me rikthimin e tyre.

Pjesë nga debati:

Gogu: Zoti kryetar, keni nevojë për këshillim juridik në rolin e kryetarit të këtij komisioni sepse e keni zbythur këtë komision që në fillim. E premtuat në fillim spektaklin

Salianji: Do ta shihni, unë i mbaj premtimet.

Gogu: Po bën sjelljen e diversantit, po gënjen kur thua që PS ka njoftuar që nuk do zhvillohet mbledhja, ndërkohë që duhet të lexosh kërkesën e ministrit të Brendshëm. Urgjentisht hidh në votim kërkesën e institucioneve shtetërore. Thërriti ministrin, sepse e kujton këtë komision që është ky.

Salianji: Mos thuaj ky, se të vjen një fjalë e keqe. Mos e përdor sikur je në rrugë, por thuaj zoti kryetar, ose zoti Salianji.

Gogu: Ato fjalë i përkasin kulturës tuaj! Është në nder të këtij komisioni që kërkesat e autoriteteve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura, të mbyllë gojën dhe të hapë veshët që të mund të flasë me vendim përfundimtar. Jam i indinjuar që po shkelet ligji. Këtu i bëtë kërkesat e paligjshme, si do lexojë serverin ky, kur nuk lexon ligjin ky. Do bëhet oficer i policisë gjyqësore ky. Të mbyllë urgjentisht dyert dhe të fillojë nga hetimi. Çdo sekondë që kalon tregon se ky nuk do hetim.

Salianji: Nuk emocionohet nga këto që thua ti.

komisioni tims debate salianji gogu

Lini një Përgjigje