
Dështon marrja në pyetje e Ballës, Rrumbullakut dhe Ervin Muçës në komisionin hetimor të TIMS...
Seanca e sotme në komisionin hetimor për sistemin TIMS ka qenë kaotike. Teksa pritej që të dëshmonin ministri Taulant Balla, kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe personi që akuzohet se hyri në sistem Ervin Muça, mbledhja ka dështuar.
Shkak u bë një kërkesë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura, për shkak se ka të dhëna sekrete.
Në kërkesën e tij ai sjell në vëmendje gjithashtu, se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.
Por kru i komisionit Ervin Salianji doli kundër. Kjo solli kaos në mbledhje, pasi socialistët kërkonin fjalën dhe Salianji nuk ja u jepte. Ai kërkoi që Balla të vinte aty dhe më pas të merrej vendimi për kalimin me dyer të mbyllura.
“Të thirret ministri i Brendshëm në komision. Prokuroria që e ka me masë arresti Muçën jep lejen që të vijë të dëshmojë, ju e kërkoni me dyer të mbyllura
Rendi i ditës është i përcaktuar, nuk e përcaktoni ju. Shpallni në kërkim ministrin e brendshëm, aman mor mos na bëni për të qeshur. T’i lutemi si komision Edi Ramës t’u çojë një mesazh që të vijë në komision. Do dal do ta gjej vetë, dhe do them pse fshihesh o zotëri, do më ndiqni pas ta gjej? Mos më trembi, o gjeneral… Shpallim në kërkim Taulant Ballën. Ta gjejnë ku është fshehur. Çfarë t’i bëjmë ne kësaj… pasi të vij dhe të marr fjalën atëherë do flasin.
Futi një të kënduar se nuk punon ashtu mikrofoni. Shpallni në kërkim ministrin ose në zbatimit të rendit të ditës, ministri duhej të paraqitej në komision në orën 5. Balla po na ndjek live nga FB, ju lutem paraqituni këtu. Ju lutem paraqituni siç keni marrë njoftimin dhe jepni arsyetimin tuaj. Nëse ju kemi shqetësim hajde t’i diskutojmë.
Ministri Brendshëm ka frikë të përballet me deputetet dhe ju prisni që policia të përballet me krimin. Imagjinoni të përballen me armë reale këta, ka vetëm një përgjigje që mund të qetësoje shpirtrat e trazuar”, tha Salianji.
Socialistë më pas kërkuan të hidhet në votim nëse duhet të mbahej apo jo me dyer të mbyllura mbledhja. Salianji refuzoi, por socialistët u larguan nga mbledhja dhe shërbimet e Kuvendit ndërprenë transmetimin e mbledhjes.
Pas largimit të grupit të PS-së nga mbledhja, Salianji është ngritur në këmbë dhe bashkë me celularin e tij është futur në një ambient ku zhvillohen mbledhjet e grupeve, ku ishte edhe Balla. Pas dis amomenteve pushim, socialistët u rikthyen në mbledhje dhe rinis debati.
Lini një Përgjigje