TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 17:37

Balla kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura, kundërshton Salianji: Nuk ka sekrete, s'janë dokumente shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

Balla kërkoi të dëshmojë me dyer të mbyllura,

Kryetari i Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, Ervin Salianji ka refuzuar kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ai shprehet se nuk po shqyrtojmë ndonjë dokument shtetëror dhe se nuk ka asnjë sekret.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Nuk ka sekret, dokumentet janë administruar”, tha Salianji gjatë fjalës së tij.

 Në kërkesën e tij, Balla thkeson se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.

Lini një Përgjigje