TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 15:35

Vota e diasporës, Bykybashi: Qytetarët të kenë besim, pranojmë vetëm votimin me postë ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Bykybashi: Qytetarët të kenë besim,

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Oerd Bylykbashi ka folur pas mbledhjes së grupit të dialogut politik për Reformën Zgjedhore.

Ai tha se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me reformën zgjedhore, por edhe për votën e diasporës, teksa shtoi se takimi ishte i frytshëm.

“Takimi ishte i frytshëm u diskutuan problematika të rëndësishme. Sa për votën e diasporës, përgjigjet e Komisionerit ishin me rëndësi. Pasi shkojnë në linjë me atë që kërkon opozita thjeshtimin e sistemit të regjistrimit për ato që banojnë jashtë Shqipërisë”, tha Bylykbashi.

Gjithashtu ai nënvizoi se qytetarët duhet të kenë besim, ku sipas tij besimi me postë duhet të jetë i besueshëm.

Bylykbashi theksoi se kjo postë të jetë ndërkombëtare dhe jo shtetërore.

“Këto janë dy çështje që ne kërkuam fillimisht shpjegimet dhe KQZ u tregua i gatshëm. Ajo që është me rëndësi është se KQZ ishte shumë më para se mazhoranca. Dua të them se Edi Rama i ka hequr mundësi zgjedhësve për të zgjedhur atë që duan. Nëse PS mendon se në këtë dialog ka hyrë për të diskutuar vetëm për çështje që duan, e kanë të gabuar. Një reformë zgjedhore teknike nuk quhet reformë nëse nuk zgjidh probleme të mëdha teknike”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje