
Deputeti Saimir Korreshi sqaroi pozicionin e tij në lidhje me deklaratat e Luan Baçit një ditë më parë për vrasësin Azgan Mërnica, ende në kërkim, për të cilin tha se nuk është bërë pishman që ka bërë foto me të tre vite më parë. Korreshi tha se fisi Mërnica është i madh në Fier.
"Absolutisht i qëndroj deklaratave të tij mund të jem dhe unë. Nuk jemi orakull. Në takimet me 2 mijë veta nuk e dimë se realisht pas 2 vjetësh do vrasi. Nga portalet e shumta është lidhur zoti Baçi me vrasësin, ai ka sqaruar pozicionin e vet. Ai e ka për gjithë farefisin. Është fisi i madh në Fier. Nuk e di në cilin familje përkiste. Historikisht ka qenë demokrat.
Mund të ketë një familje të veçantë që lidhet me krimin. Nuk e bën Baçin të lidhur me krimin. Në Lushnje, ka 4 mijë Korreshë, fatmirësisht nuk ka vrasës. Në fshatra janë të gjithë kushërinj. Mendoj se te kjo pjesë e gjykoj si të hedhur shumë benzinë zjarrit. Vërtetë Mërnicët janë një familje shumë e madhe me shumë persona, që ka shumë individë që i ka bërë mirë komunitetin', tha Korreshi për “ReportTv”.
Sa i përket komenteve në media, ku thuhet se Korreshi e ka quajtur Baçin si të pabesë, ai thotë se kjo është në pjesën personale dhe se nuk ka nevojë ta komentojë.
“Ata e sqaruan versionin e tyre. Ato që nxjerr i nxjerr dhe nuk ka nevojë ti komentoj. Nuk ka lidhje me fotografinë është në pjesën time persona”', shton ai.
Lini një Përgjigje