TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2024, 17:47

Komisioni Hetimor i TIMS, Gogu përplaset ashpër me Salianjin: Boll bëre shou, hidh në votim kërkesën e ministrit Balla

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni Hetimor i TIMS, Gogu përplaset ashpër me Salianjin: Boll

Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar Hetimor për TIMS.

Shkak është bërë refuzimi nga ana e kryetarit të komisionit Ervin Salianji për të hedhur në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura.

Nënkryetari Tonin Gogu është përplasur me deputetin e partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili i ka kërkuar të hedhë në votim kërkesën e Ballës pasi ky komision është vend pune dhe jo spektakli.

“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbart ti pushtetin e komisionit. Ti je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin”, tha Gogu gjatë fjalës së tij.

"Përpjetë hidhuni, këtu ku jeni zhytur. Unë jam dorëheqjen nëse kam gënjyer. Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë me dyer të mbyllura. Sa më shumë të flisni me ton dhe të papërshtatshëm, aq të mëdha i keni hallet. PS ja ku e keni, e ka shpërndarë njoftimin për shtyp 15 min përpara sesa kjo mbledhje të ndodhte. I nderuar, gjatë gjithë fjalës sime bëra leximin e ligjit dhe asnjë interpretim. Rendi i ditës ka thërritur si dëshmitar ministrin e Brendshëm Balla. Të vijë ta diskutojmë siç e thatë dhe ju më përfaqësuesin tuaj të pyesim ekspertët. Gjeneral aman mos fol se trembemi nga taktikat luftarake, njëri me armë tjetri me citate është pak e vështirë. Ju lutem sipas rendit të ditës të këtij komisioni hetimor, ju lutem njoftoni dëshmitarin e parë këtij komisioni. Këtë mbledhje nuk e merrni dot peng", vijoi Salianji.  

Lini një Përgjigje