
E ftuara e mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” ishte deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
Ajo ka folur për marrëdhëniet me Sali Berishën dhe nëse i është kërkuar t’i bashkohet. Po ashtu për prapaskenat e negociatave mes demokratëve, marrëdhënien me Lulzim Bashën dhe pse nuk është Jorida Tabaku as me njërin prej tyre?
Në listat e kujt do të hyjë më 2025 apo do të dalë e pavarur? Qeveri hije dhe kandidati për Kryeministër... pse po lakohet emri i Jorida Tabakut si rivalja e Edi Ramës më 2025? Cili ishtë propozimi që e divorcoi me Berishën dhe Bashën, Jorida Tabakun?
Pjesë nga intervista
-Situata në PD dihet, por ku është rreshtuar Tabaku?
Mua nuk më ka pëlqyer kjo e rreshtimit. Unë jam në PD dhe nuk është faji im që ajo ndodhet në këtë situatë. Ne kemi bërë një betejë që është thënë dhe më shumë seç duhet, dhe disa kanë keqardhje për gjuhën apo përshkallëzimin që erdhi më 8 janar në një përleshje fizike dhe unë në qershor, u përpoqa për diçka ndryshe. Së pari nga organizimi i partisë, për të dalë në teren dhe të flasim me njerëzit dhe zgjedhjet të na shërbenin si kambanë alarmi dhe kur e pash që rash në vesh të shurdhët u tërhoqa nga funksionet dhe jam fokusuar te qytetarët. Që në atë kohë kam bërë thirrje për bashkinmin e PD. Sot jemi në faktin që 90 për qind e grupit u bashkua dhe është një proces që do të vijë. Unë do e bëj betejën në opozitë.
-Zgjedhjet po vijnë, do dilni si kandidate nga Basha apo nga Rithemelimi që nuk e dimëe te cila vulë do të strehohet.
Unë bëj thirrje për një konfederatë të së djathtës. U tentua, ka pasur një marrëveshje dhe opozita atje do të shkojë. Me sistemin që kemi, pasi pa e ndryshuar sistemin e gjithë opozita është e destinuar të jetë bashkë për të maksimizuar rezultatin.
-I mungon vetëm Basha... Ju e dini se nuk ndodh kurrë. Berisha e ka shpallur “non grata”.
Duhet të heqim dorë nga egoja dhe u referohem atyre që kanë vendimmarrje. Të fokusohemi te situata. Zgjedhjet e vitit që kaluan ishin shqetësuese dhe nëse vijojmë deri në pafundësi për të treguar se kush ka vulën apo zotëron një copë të partisë do na mbetet të numërojmë anëtarët që largohen. Nuk ka luksin të lejojë që një anëtar të largohet. Duhet të zgjerohemi përtej PD.
-Çfarë marrëdhënie keni me Berishën?
Nuk kam komunikuar me të, të paktën pas arrestit shtëpiak. Unë e kam thënë dhe më vjen mirë që zoti Basha e përsëriti. Nuk është momenti i mirë për PD. Nuk kishte vend për ekzaltim. Nuk është moment triumfi as për PD dhe as për Shqipërinë. Bëhet fjalë për ish-President e ish-Kryeministër. Shumë shqiptarë e lidhin me shumë arritje. Një pjesë e madhe e arritjeve të PD e lidhin me të. Unë do kisha shpresuar që në këtë betejë të mos përfshihej PD, por u përfshi sepse ai identifikon një pjesë të saj.
-Po me Bashën keni kontakte?
Kam kontakte te salla e Parlamentit, nuk kam kontakte të tjera. Unë jam përpjekur shumë për këtë që e them ta realizojë dhe në diskutime brenda partisë dhe herën e fundit që e kam takuar, muaj më parë, i kam kërkuar të bëhet përpjekje për bashkimin e partisë.
-Diskutohet një qeveri hije, me një kandidat për kryeministër, pra jo zotin Berisha. Është e vërtetë?
Nuk e di. Është legjendë urbane. Diskutim meidatik ka. Unë di që një pjesë e madhe e kolegëve po organizohen të dalin në terrene. PD ka shumë figura sa t’i vihet në ballë qeverisë. Jam e sigurt që formojmë disa qeveri hije. Për më tepër ne nuk kemi përballë figura me peshë në qeverisjen aktuale. Mund të jenë diskutime dhe unë nuk jam në dijeni.
-Më kanë përmendur shumë emra dhe siç mund të keni lexuar, ju jeni një ndër emrat kryesorë. Nëse ju ofrohet, do ta pranoni?
Për 2025 duhet të arrijmë te oferta e unifikuar opozitare. Dhe së dyti ka qenë vlerësim kur e thonë kolegët. Kam dëgjuar disa kolegë. Sepse tregon dhe më shumë kur ta thotë një koleg, por është shumë larg diskutimit në kohë.
-Një nga gabimet është kjo puna e kësaj vonë. Kundërshtarët e kanë nisur fushatën.
Nuk jemi në kushte normale.
-Si është herët? Ti do kohë të konsolidosh një alternativë?
Është herët për emra. Jemi në vit elektoral, se periudha e verës ka ikur. Por, PD nuk është në ato kushte. Hapi i parë është konsolidimi i një koalicioni opozitar dhe më pas për të shkuar atje. Bashkimi mud të mos ndodhë, por nuk ka pafundësi. /Pamfleti
Lini një Përgjigje