
Ish kryeminsitri, Sali Berisha është shprehur se nuk do ta njoh rezultatin e votave në bashkinë e Kamzës, në të cilën u votua elektronikisht. Në një dalje për mediat nga selia e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ai tha se votimi elektornik ishte një mashtrim dixhital dhe monstruoz.
Berisha shtoi se rezultati në Kamëz ishte i parapërgatitur në mënyre dixhital dhe se do të hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe.
“Të dhënat e besueshme, dëshmojnë se Kamza është manipulim dixhital monstruoz. PD në vitin 2021 ka qenë dhjetë mijë vota para PS. Në pollin më të saktë të 13 viteve të fundit i bërë në fund të shkurtit, PD me PL ishin 14 % para PS ndërkohë që manipulimi dixhital e nxjerr sot PS 10 mijë vota para këtij koalicioni. Kjo pra është absolutisht një rezultat totalisht i gatuar në mënyre dixhital dhe hidhet poshtë me vendosmërinë më të madhe.
Kamza është shtuar nga qeveria pa aprovimin e askujt dhe në kundërshtim me kërkesat për tu votuar në mënyrë dixhitale. Rezultatet janë të manipuluara.
Kur them për Kamzën problemi dixhital është totalisht në diskutim dhe dyshim të plotë, Kamza fakton gjithçka, cdo gjë. Kemi patur të dhëna. Kemi indicie që sistemi është vendosur në kontroll të dyfishtë, por duhet faktuar kjo”, theksoi Berisha.
Lini një Përgjigje