TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 22:03

Nisin kontestimet, Berisha nuk pranon humbjen në Elbasan, Vorë dhe Kamëz: Rezultati është devijuar

Shkruar nga Pamfleti

Nisin kontestimet, Berisha nuk pranon humbjen në Elbasan, Vorë dhe

Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen në 3 bashkitë ku u votua elektronikisht. Në Kamëz, në Elbasan dhe në Vorë PS ka dalë fituese si për këshillat bashkiakë ashtu dhe për bashkitë. Por sipas Berishës, rezultati është devijuar. 

Janë raportuar 3 raste në votimin elektronik ku është votuar për një kandidat dhe në monitor i ka dalë kandidati tjetër. Kjo kërkon auditimin e aparaturës. Cilido që ka dyshim për transformimin e vullnetit të tij të bëjë verifikimin me fletën e printuar. Votimi elektronik, rezultati konsiderohet me ligj rezultat paraprak. Jam besim plotë në rezultatin e zgjedhjeve, po ndjekim e kemi bërë një monitorim të shkëlqyer të procesit. Nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze të ndodhura”, tha ai.

Më tej Berisha deklaroi se do të kërkojë riverifikim të rezultatit. Duke paralajmëruar se do të rifillojë avazi i vjetër i mospranimt të rezultatit final.  “Janë mediat që kanë paraqitur transformimin e votës në këtë proces. Unë kërkoj nga KQZ që të bëjë autidim të këtyre aparaturave. Kodi Zgjedhor ka parashikime të veta të sakta kur dyshohet në devijim të rezultatit, si mund të trajtohet devijimi, PD do të kërkojë zbatimin e ligjeve, pra aty ku dyshohet se është devijuar rezultatit do bëhet verifikimi dhe auditimi, ky quhet rezultat paraprak”, tha Berisha.

Sinjali i dhënë nga Berisha është tregues se do të ketë kontestime dhe në të gjitha bashkitë e tjera. Kryeministri Rama ka bërë një parashikim se do të fitojë mbi 50 bashki, ndërkohë që KQZ ka deklaruar se nesër pasdite mund të dalë dhe rezultati në pjesën më të madhe të bashkive.

 

berisha rezultati

Lini një Përgjigje