
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren spektakolare të PS në Vorë, një bashki e njohur si ish-bastion i PD-së. Blerim Shera arriti që të sigurojë 74.3 përqind të votave, ndërsa kandidati opozitar, Indrit Hoxha mori vetëm 25.72 përqind.
“Na ka ikur zëri këtë muaj por jo energjia. Jam i lumtur që siparin e rezultateve e hap qarku i Tiranës me një fitore 75 përqind në Vorë. Vora që prej dy dekadash nuk thyhej, ishte kthyer në një bastion që varnin xhaketën. Vora na dha një mesazh që duam të ecim përpara.
Do të falenderoj Blerimin, kryetarin e sotshëm dhe të nesërmen të bashkisë së Vorës”, tha Veliaj.
Po ashtu kreu i bashkisë së Tiranës ka përshëndetur edhe fitoren e thellë në Kamëz, një bastion i së djathtës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se PS fitoi me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të saj.
“Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj. Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara”, shkruan Veliaj.
Fitorja e parë në rang vendi vjen nga Qarku i Tiranës. Fituam me 60% Bashkinë e Kamzës, për t’i shërbyer me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj.
— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) May 14, 2023
Bravo Rakipit dhe skuadrës së tij, dhe punë të mbarë nga nesër për t’a çuar Kamzën gjithnjë e më përpara. pic.twitter.com/5bSu0rJpwI
Lini një Përgjigje