TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 20:39

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën, Elbasanin dhe Vorën

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit në garën për kryebashkiakë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi të dhënat për bashkitë ku u votua elektronikisht dhe rezulton se në Elbasan ka fituar Gledian Llatja, në Kamëz Rakip Suli dhe në Vorë, Blerim Shera. Por duhet theksuar se mungon reultati në disa qendra votimi. Në Elbasan janë numëruar 151 nga nga 224 bashki. Në Kamëz janë numëruar 111 qendra nga 133. Në Vorë ka mbaruar numërimi në 44 qendrat që janë total. 

Në Elbasan, Gledian Llatja ka marrë 24.823 vota, ose 55.03 % të tyre. Luçiano Boçi ka marrë 20.286 vota ose 44.97 %.

Në Kamëz, Rakip Suli i PS ka marrë 23.657 vota ose 60.65 % të votave. Arjan Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 13.694 vota ose 35.11 %. Kandidati i PD, Bilbil Bajraktari ka marrë 1653 ose 4.24 %.

Në Vorë, kandidati i PS Blerim Shera ka marrë 9.638 vota ose 73.52 %. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha ka marrë 3.471 vota ose 26.48 %.      

Po ashtu PS ja ka dalë të triumfojë dhe në garën për këshillat bashkiakë, ku ka marrë fitore në të tria bashkitë.

Në Elbasan

PS ka marrë, 22.311 vota (48.81 %), 28 këshilltarë

PD ka marrë, 5911 vota (12.93 %), 7 këshilltarë

Bashkë Fitojmë, 10.960 vota 23.98 %, 13 këshilltarë

PSD, 1075 vota (2.35 %), 1 këshilltar

PDIU   878 vota (1.92 %), 1 këshilltar

PGJ, 936 vota (2.05 %), 1 këshilltar

Në Kamëz

Bashkë Fitojmë 9.599 vota (24.25 %) 11 këshilltarë

PS, 7331vota ( 43.78 %), 20 këshilltarë

PAA, 924 vota (2.33 %), 1 këshilltar

PSD, 2099 vota (5.30 %), 2 këshilltarë

PD, 2977 vota,  (7.52 %) 3 këshilltarë

Në Vorë

Bashkë Fitojmë, 1640 vota (15.34 %), 4 këshilltarë

PS, 5374 vota (50.28 %) 13 këshilltarë

PAA 804 vota (7.52 %) 2 këshilltarë

PR, 620 vota (5.80 %) 1 këshilltar

FRD, 734 vota (6.87%), 1 këshilltar

 

Votat për kryetarë bashkie

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Votat për Këshillin Bashkiak

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Publikohen rezultatet në 3 bashkitë e para, PS fiton Kamzën,

Lini një Përgjigje